Vjen zyrtarisht edhe emri i tretë për kandidat për president

Aktuale

Vjen zyrtarisht edhe emri i tretë për kandidat për president

Më: 25 nëntor 2020 Në ora: 11:55
Ilustrim

Partia e Drejtësisë, dega në Gjilan, ka diskutuar për zhvillimet e fundit nëpër të cilat po kalon Kosova.

Në një komunikatë për medie, Partia e Drejtësisë dega në Gjilan, ka kërkuar nga koalicioni qeverisës NISMA-AKR-PD, që kandidati për presidenti të jetë Kryetari i këtij subjekti politik(PD), Ferid Agani.

Komunikata e plotë:

Partia e Drejtësisë dega në Gjilan, diskutoi për aktualitetin politik në vend dhe sfidat nëpër të cilat po kalon vendi. Kriza ekonomike si pasojë e pandemisë, por edhe ajo politike sidomos kur është fjala për pozitën e Presidentit, do të gjenerojnë probleme sociale, politike, ekonomike dhe ato do të jenë aktive edhe për një kohë të gjatë.

Ky trend i zhvillimit politik kërkon zgjidhje të shpejt kur është qështja te pozita e Presidentit, në të kundërtën zgjedhjet janë të pashmangshme, dhe ato gjithsesi do të kenë efekte negative në buxhetin e qytetarëve të Republikës së Kosovës, por edhe mosplotësimit të nevojave të qytetarëve si institucione nëse vendi shkon drejt zgjedhjeve si rezultat i moskonsensusit politik në raport me pozitën e të parit të vendit.

Andaj Partia e Drejtësisë dega në Gjilan, kërkon nga koalicioni qeverisës NISMA-AKR-PD, që kandidati të jetë Kryetari i këtij subjekti politik(PD), si kandidat konsensual, personalitet që do të përfaqsonte qytetarët në mënyrën më të mirë të mundshme, kandidat me emër dhe me bagazh të gjatë politik.

Prof. Dr. Ferid Agani, një personalitet i njohur, që rrjedh nga një familje patriotike, me potencialin e tij propozohet kandidat për pozitën e Presidentit për pesë (5) vitet e ardhshme nga ana e PD-së dega në Gjilan, dhe ky propozim i bëhet në mënyrë publike subjekteve të koalicionit, por edhe opinionit publik.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat