​Hoxhaj: Naim Fetahu do t’ia kthejë Podujevës atë që i është mohuar për 20 vjet- dinjitetin dhe perspektivën

Aktuale

​Hoxhaj: Naim Fetahu do t’ia kthejë Podujevës atë që i është mohuar për 20 vjet- dinjitetin dhe perspektivën

Më: 25 nëntor 2020 Në ora: 12:09
Naim Fetahu

Kryetari në detyrë i PDK-së, Enver Hoxhaj, ka thënë se kandidati i kësaj partie për kryetar të Podujevës në zgjedhjet e 29 nëntorit, Naim Fetahu, do t’ia kthejë vendit atë që i është mohuar që 20 vjet, dinjitetin dhe perspektivën.

Ai përmes një statusi në Facebook ka bërë thirrje që të votohet kandidati i PDK-së për kryetar të Podujevës, Naim Fetahu.

“Është momenti kur për Podujevën po troket koha e ndryshimit. Sot duhet thënë stop, së bashku, keqqeverisjes 20 vjeçare, e cila e la këtë anë pa zhvillim”, ka shkruar Hoxhaj.

Ai ka thënë se të gjithë së bashku duhet t’i thonë “jo” neglizhencës dhe injorimit të grupeve më të ndjeshme të shoqërisë sonë.

“Është momenti kur së bashku duhet të ndërtojmë një qytet të dinjitetshëm e miqësor për të gjithë! Prandaj në këtë moment ndryshimi, Podujevës i duhet elani e guximi i Naim Fetahut, i cili me mbështetjen edhe të PDK-së, do t’ia kthejë Podujevës atë që i është mohuar që 20 vjet, dinjitetin dhe perspektivën, sepse Podujeva meriton më mirë”, ka thënë Hoxhaj.

Ndryshe, të dielën në Podujevë mbahen zgjedhjet e parakohshme për të parin e komunës ku përveç Naim Fetahut të PDK-së, në garë janë edhe Shpejtim Bulliq i Lëvizjes Vetëvendosje dhe Nexhmi Rudari i LDK-së.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat