​Haradinaj kërkon të bëhen emrat e pjesëtarëve të Shërbimit Diplomatik

Aktuale

​Haradinaj kërkon të bëhen emrat e pjesëtarëve të Shërbimit Diplomatik

Më: 25 nëntor 2020 Në ora: 18:40
Daut Haradinaj

Ka reaguar edhe Daut Haradinaj, pas skandalit me djalin e deputetit Haxhi Shala.

Shefi i Grupit Parlamentar nga radhët e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Daut Haradinaj, i ka bërë thirrje ministres së Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Meliza-Haradinaj-Stublla.

Ai ka kërkuar që t’i bëjë publik emrat e të gjithë pjesëtarëve të Shërbimit Diplomatik të Kosovës.

“I bëj thirrje ministres së Punëve të Jashtme dhe Diasporës, që t’i bëjë publik emrat e të gjithë pjesëtarëve të Shërbimit Diplomatik të Kosovës dhe lidhjet e tyre familjare dhe partiake”, ka shkruar Haradinaj në Facebook.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat