​Bulliqi në Lidavicë: Traditën e Prodhimit do ta mbështetim

Aktuale

​Bulliqi në Lidavicë: Traditën e Prodhimit do ta mbështetim

Më: 27 nëntor 2020 Në ora: 11:14
Shpejtim Bulliqi

Gjatë së enjtes kandidati për kryetar të Podujevës, Shpejtim Bulliqi i shoqëruar edhe nga lideri i Vetëvendosjes, Albin Kurti ishin në Lidavicë ku takuan familjen Blakqori. Familje kjo që ka familjen për prodhimin e biberit e erëzave me perime.

Për çka Bulliqi zotohet se traditën e prodhimit do ta mbështesin, duke theksuar se punëtorët e prodhuesit marrin dinjitet me numrin 12.

Në vizitat e radhës ishim në Livadicë ku familja Blakqori prej vitit 1932, ndër 4 breza, merret me prodhimin e biberit e erëzave. Sot, fabrika e tyre "Ananas impex" është prodhues serioz i biberit e erëzave me perime, bonafides e salcës së domateve.

16 punëtorë të rregullt deri në 70 përgjatë sezonit prodhojnë rreth 35 ton në vit i cili eksportohet ne Shqipëri, Gjermani e Suedi.

Traditën e prodhimit do ta mbështesim e ku nis prodhimi do ta bëjmë traditë. Punëtorët e prodhuesit marrin dinjitet me numrin 12.

Image

 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat