Haradinaj nderon heronjtë e Kosovës për nder të festës së Flamurit

Aktuale

Haradinaj nderon heronjtë e Kosovës për nder të festës së Flamurit

Më: 27 nëntor 2020 Në ora: 17:25
Ramush Haradinaj

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës(AAK), Ramush Haradinaj, sot për nder të festës së Flamurit, ka bërë homazhe pranë varreve të Heronjve të Kombit, Adem Jashari, Zahir Pajaziti dhe të varri i presidentit historik, Ibrahim Rugova.

Këtë e ka bërë të ditur në një postim në rrjetin social ‘Facebook’.

‘Për nder të festës së Flamurit, nderuam Heronjët e Kombit në Prekaz e Komandanitit Legjendar Adem Jashari, Heroin Zahir Pajaziti dhe Presidentit historik, Ibrahim Rugova në Prishtinë’, ka shkruar Haradninaj.

Postimi i plotë

Për nder të festës së Flamurit, nderuam Heronjt e Kombit në Prekazin e Komandantit Legjendar Adem Jashari, Heroin Zahir Pajaziti dhe Presidentin historik Ibrahim Rugova në Prishtinë.

Gëzuar bashkëkombas kudo që jeni!

RH

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat