Lajmërohet kryeministri Hoti: Dita e hënë do të jetë ditë e rregullt e punës

Aktuale

Lajmërohet kryeministri Hoti: Dita e hënë do të jetë ditë e rregullt e punës

Nga: N. H Më: 27 nëntor 2020 Në ora: 17:30
Avdullah Hoti

Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti, përmes një shkrimi në Facebook, ka bërë një sqarim ku ka thënë se se dita e hënë, 30 nëntor 2020, do të jetë ditë e rregullt e punës.

Hoti tregon se në të gjitha institucionet shtetërore, në institucionet arsimore në të gjitha nivelet, do të punohet me orar të rregullt, në përputhje me masat anti Covid të ndërmarra nga Qeveria.

“Ky vendim vjen si solidarizim me të gjithë ata të cilët janë në linjën e parë të frontit me pandeminë Covid- 19, punëtorët shëndetësor, stafin mbështetës në institucionet shëndetësore, polici dhe inspektorat, të cilët janë duke punuar për disa muaj me radhë pa asnjë ditë pushimi”, shkruan Hoti në Facebook.

Ja shkrimi i tij:

Qeveria e Republikës së Kosovës, sqaron opinion publik se dita e hënë, 30 nëntor 2020, do të jetë ditë e rregullt e punës.

Në të gjitha institucionet shtetërore, në institucionet arsimore në të gjitha nivelet, do të punohet me orar të rregullt, në përputhje me masat anti Covid të ndërmarra nga Qeveria.

Ky vendim vjen si solidarizim me të gjithë ata të cilët janë në linjën e parë të frontit me pandeminë Covid- 19, punëtorët shëndetësor, stafin mbështetës në institucionet shëndetësore, polici dhe inspektorat, të cilët janë duke punuar për disa muaj me radhë pa asnjë ditë pushimi.

Për shkak të masave në kuadër të menaxhimit të situatës me pandeminë Covid-19, institucionet janë duke punuar me staf të përgjysmuar. Ndërsa të gjitha aktivitetet për shënimin e 28 nëntorit, Ditës së Flamurit, do të zhvillohen nesër, poashtu në përputhje me masat e vendosura nga Qeveria.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat