Kjo Komunë e Kosovës nuk i bindet Qeverisë Hoti, e bën pushim për 28 nëntor

Aktuale

Kjo Komunë e Kosovës nuk i bindet Qeverisë Hoti, e bën pushim për 28 nëntor

Më: 27 nëntor 2020 Në ora: 20:56
Qeveria e Kosovës

Sot në orët e mbrëmjes kryeministri i Republikës së Kosovës, Avdullah Hoti, përmes njē shkrimi ka bërë të ditur se dita e hënë është ditë punë për të gjitha institucionet shtetërore.

Madje Hoti ka thënë se në të gjitha institucionet shtetërore, në institucionet arsimore në të gjitha nivelet, do të punohet me orar të rregullt, në përputhje me masat anti Covid të ndërmarra nga Qeveria.

Por ndryshe nga Hoti thotë drejtori i DKA-së në Komunën e Suharekës, Remzi Bajselmani. Drejtori, Remzi Basjelmani, ka bërë të ditur se ditën e hënë nuk zhvillohet proces mësimor në shkollat e Komunës së Suharekës dhe kjo në bazë të planit shkollor nga Ministria e Arsimit.

Tutje ai bënë të ditur që drejtoria që ai udhëheqë do të punojë por jo edhe shkollat. Se e hëna duhet të jetë ditë pushimi shkruhet edhe në kalendarin e Ministrisë së Arsimit për vitin 2020/2021.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat