Qytetari që fotografoi votën në Podujevë, jeton në diasporë

Aktuale

Qytetari që fotografoi votën në Podujevë, jeton në diasporë

Më: 29 nëntor 2020 Në ora: 13:36
Fehmi Zeqiri

Një qytetar ka fotografuar votën e tij në shkollën e mesme “Isa Boletini” në Podujevë – për këtë u shoqërua në Polici.

Drejtori i kësaj shkolle, Fehmi Zeqiri, ka dhënë detaje shtesë rreth këtij rasti teksa potencoi se procesi zgjedhor po shkon sipas planit të paraparë.

“Sa përket këtij rasti kemi të bëjmë me një qytetar që jeton jashtë Kosovës dhe ka bërë fotografimin e votës. Si është vërejtur nga komisionarët në klasë menjëherë është lajmëruar policia”.

Zeqiri mes tjerash bëri të ditur se në këtë shkollë si qendra më e madhe e votimi të drejtë vote kanë rreth 15 mijë qytetarë.

“Të drejtë votimi në këtë qendër kanë rreth 15 mijë qytetarë deri tani rreth 15% të votuesve kanë dalë të votojnë ose 1922 qytetarë”.

“Deri tani kemi të bëjmë me një proces të përgjegjshëm të votimit dhe gjithçka po shkon sipas planit”, deklaroi Zeqiri.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat