Qatar Charity, demanton Blerim Latifin lidhur me shkrimin e tij në Facebook, në të cilin thuhet se kjo organizatë merr pjesë në aktivitete terroriste nëpër botë.
Në reagimin e Qatar Charity, thuhet se shkrimi i Latifit është shpifës, fyes e denigrues dhe nuk ka fare të bëjë me të vërtetën.
Gjithashtu ata kanë paralajmëruar se po e mendojnë ndërmarrjen e hapave ligjorë në kuptim të mbrojtjes së reptuacionit dhe emrit të mirë të organizatës.
“Me këtë rast – bëjmë demantimin e shkrimit të z. Latifi për shkak se ky shkrim – është shpifës,
fyes, denigrues dhe nuk ka fare të bëjë me të vërtetën. Andaj – nuk do të trajtojmë asnjërin nga
pretendimet e z. Latifi veç e veç, për shkak se ndaj tij, Qatar Charity veçse është duke analizuar
dhe shikuar mundësinë e ndërmarrjes së hapave ligjorë në kuptim të mbrojtjes së reptuacionit dhe
emrit të mirë”, thuhet në reagimin e Qatar Charity, transmeton "Bota sot".