Rron Gjinovci: Nëse LDK humb sonte në Llap, Lutfi Haziri dhe Vjosa Osmani duhet të bëjnë marrëveshje

Aktuale

Rron Gjinovci: Nëse LDK humb sonte në Llap, Lutfi Haziri dhe Vjosa Osmani duhet të bëjnë marrëveshje

Më: 29 nëntor 2020 Në ora: 20:15
Rron Gjinovci

Sipas analistit, Rron Gjinovci, nëse LDK humb në Podujevë, atëherë sipas tij, Lutfi Haziri e Vjosa Osmani duhen me bo një marrëveshje, me hy krejt LDK në t’gjitha nivelet në zgjedhje, deri te pozita e kryetarit.

Sipas Gjinovcit, Kosovës i duhet ni LDK e reformume.

Duhet të ketë partner balancues, shton tutje Gjinovci.

Shkrimi i plotë:

Nëse fiton VV në Podujevë, LDK duhet me ja bo refresh vetit. Kjo dmth që Lutfi Haziri e Vjosa Osmani duhen me bo një marrëveshje, me hy krejt LDK në t’gjitha nivelet në zgjedhje, deri te pozita e kryetarit. Cilido që fiton prej ktyne dyve, me e mbështet tjetrin dhe me e reformu e modernizu partinë. Kosovës i duhet ni LDK e reformume, moderne që i bon karrshillëk e partner balancus VV-së, ashtuqë demokracia jonë, e lodht qysh osht, por ma e mira në Ballkan, me u bo ma e mira në Evropën juglindore në ni të ardhme të afërt.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat