Hoti e Musliu debatojnë për vendimin e Qeverisë që sot të jetë ditë pune

Aktuale

Hoti e Musliu debatojnë për vendimin e Qeverisë që sot të jetë ditë pune

Më: 30 nëntor 2020 Në ora: 12:14
Ganimete Musliu

Deputetja e Kuvendit të Kosovës, nga radhët e Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Ganimete Musliu ka kritikuar kryeministrin, Avdullah Hoti rreth vendimit të Qeverisë që sot të jetë ditë pune e jo ditë pushimi siç parashihej me kalendarin zyrtar të festive shtetërore për shkak të 28 Nëntorit.

Por, Hoti ka thënë se e vetmja arsye që është marrë ky vendim është solidarizimi me punëtorët shëndetësor, policinë e inspektoratin, që janë vazhdimisht në krye të detyrës për shkak të situatës së krijuar nga koronavirusi.

Në seancën e sotme të Kuvendit të Kosovës, Musliu ka thënë se për herë të parë që prej shpallës së Pavarësisë, në Kosovë nuk u shënua Dita e Flamurit dhe ditëlindja e komandantit legjendar Adem Jashari.

“I nderuari kryeministër i Republikës së Kosovës, e di që për ju ka qenë shumë e rëndësishme fushata në Podujevë, por unë mendoj që ju si kryeministër duhet të silleni si zot shtëpie, dhe ju bëj vërejtje se këtë detyrë nuk jeni duke e kryer me nderë”, tha ajo.

E menjëhershme ishte përgjigja e kryeministrit Avdullah Hoti, i cili tha se vendimi i tij nuk ka ndonjë prapavijë.

“I gjithë stafi shëndetësor, stafi mbështetës, policia, inspektoratet, shtabet komunale, të gjithë janë në krye të detyrës, nuk e kanë pushim, kemi vendosë që sot të dalin në detyrë edhe zyrtarët publik dhe shërbyesit civil, kjo është e vërteta, çfarëdo konotacioni që do më i dhënë e nderuara deputete nuk qëndron, absolutisht nuk qëndron”, tha Hoti.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat