AAK: Nuk e votojmë për president asnjë kandidatë përveç Ramush Haradinajt, partitë politike të heqin dorë nga interesat e tyre

Aktuale

AAK: Nuk e votojmë për president asnjë kandidatë përveç Ramush Haradinajt, partitë politike të heqin dorë nga interesat e tyre

Më: 30 nëntor 2020 Në ora: 12:47
Foto ilustrim

Nënkryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ahmet Isufi ka thënë se partia e tij nuk do të votojnë asnjë kandidatë tjetër për president të vendit, përveç Ramush Haradinajt.

Isufi ka konfirmuar takimin e javës së ardhshme me krerët e partive politike, ku sipas tij do të paraqiten argumentet se pse Haradinaj e meriton këtë pozitë.

“Besoj që do të mbahet takimi edhe do të vlerësohet situata, por edhe do të bisedohet për kandidatin e presidentit. Këtë rast mendojmë që Ramush Haradinaj i plotëson kushtet dhe rrethana të caktuara dinë të sillet si lider i vendit të vet. Këtë e ka konfirmuar me tentimin për ndarjen e Kosovës që ishte shumë i përgjegjshëm në ato situata. Po ashtu, edhe rreth krijimit të ushtrisë, ligjit për Trepçën si pasuri e Kosovës dhe territor i Kosovës”, ka thënë Isufi për KP.

Tutje, i dyti i AAK-së ka thënë se partitë politike duhet të heqin dorë nga interesat më të ngushta partiake dhe se duhet të shkojnë në atë se çka kërkon Kosova sot.

 “Me të parën nuk e ofron askush mundësinë që të thotë po, sepse është edhe çështje e interesave politike të partive. Por në fund besoj që do të jetë në shprehje racionaliteti i partive politike, i Kuvendit të Kosovës se aty votohet. Në bazë të votave që mund të ketë kandidati mund të zgjidhet. Prandaj ndodhin edhe negociatat, takimet nuk janë të lehta sepse partitë politike më së pari e shohin vetën, mandej interesat me të tjerët. Por në këtë moment kisha thënë që partitë politike duhet të heqin dorë nga interesat më të ngushta partiake. Duhet të shkojnë në atë se çka kërkon Kosova sot”, u shpreh ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat