Glauk Konjufca infektohet me koronavirus

Aktuale

Glauk Konjufca infektohet me koronavirus

Më: 1 dhjetor 2020 Në ora: 17:17
Glauk Konjufca

Ish-ministri i Punëve të Jashtme, Glauk Konjufca, është infektuar me virusin korona.

Këtë e ka bërë të ditur vetë ai në një postim në Facebook.

Postimi i plotë

Qytetarë të dashur, miq të çmuar,

Desha ta ndaj me ju faktin që jam diagnostifikuar me virusin COVID-19.

Kjo është një pandemi ndryshe nga të tjerat deri tash. Për ta mposhtur atë duhet bashkëpunim i secilit në koordinim me institucionet publike.

Edhe një herë falënderimi shkon për mantelbardhët që ndodhen në frontin e luftimit të këtij virusi të rrezikshëm.

Ju ftoj të gjithëve për kujdes dhe respektim të masave ashtu që ta kalojmë sa më shpejt këtë situatë të keqe pandemike në vendin tonë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat