Fotografia që po habit të gjithë e Albin Kurtit me Shpejtim Bulliqin, befason me deklaratën Rron Gjinovci

Aktuale

Fotografia që po habit të gjithë e Albin Kurtit me Shpejtim Bulliqin, befason me deklaratën Rron Gjinovci

Nga: N. H Më: 1 dhjetor 2020 Në ora: 20:02
Rron Gjinovci, Albin Kurti dhe Shpejtim Bulliqi

Në rrjete sociale po qarkullon një fotografi jo shumë e zakontë e liderit të Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti dhe kryetarit të zgjedhur të Komunës së Podujevës, Shpejtim Bulliqi.

Në fotografi shihen Kurti e Bulliqi duke e përqafuar një pemë.

Nuk dihet cili është qëllimi i realizimit të kësaj fotografie e as lokacioni se ku është bërë ajo.

E, lidhur me këtë ka reaguar edhe aktivisti Rron Gjinovci.

Ai thotë se kryeministri në ardhje po shpreson se nuk ka ndonjë shqetësim.

“Po shpresoj shumë që kryeministri i ardhshëm nuk ka naj shqetësim serioz të shëndetit ?”, shkruan ai në Facebook.

Ndryshe, Bulliqi doli fitues në zgjedhjet e jashtëzakonshme lokale në Komunën e Podujevës të mbajtura më 29 nëntor, duke fituar bindshëm pa balotazh.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat