Deputeti i VV-së: PDK dëshiron garanci pas mocionit, këtë nuk e japim ne

Aktuale

Deputeti i VV-së: PDK dëshiron garanci pas mocionit, këtë nuk e japim ne

Më: 1 dhjetor 2020 Në ora: 23:04
Albin Kurti

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Liburn Aliu, ka thënë se oferta për Partinë Demokratike të Kosovës për t’u bërë bashkë për mocionin e rrëzimit të Qeverisë Hoti është e hapur.

Aliu në Rubikon tha se Thaçi dhe Veseli kanë qenë strumbullari i mënyrës së qeverisjes deri tani edhe me largimin e tyre nuk ka ndryshuar gjithë partia.

“Bashkëpunimi nuk varet nga figurat politike, por nga qëndrimet politike. Ata [Thaçi dhe Veseli] kanë qenë strumbullari i mënyrës qeverisëse deri tani. Me heqjen e dy personave nuk mund të thotë që ka ndryshuar gjithë partia, kjo shihet me vendimet që do të marrin me kohë”.

“PDK tash e ka përpara Avdullah Hotin dhe ka mocionin për të rrëzuar Hotin, tash do të shohim si do të veprojnë”.

Aliu mes tjerash tha se PDK-në mund të bien dakord vetëm për tekstin e mocionit dhe jo për marrëveshjen për mënyrën e qeverisjes prej tash.

“Tekstin e mocionit mund ta dakordojmë, ata nuk e kanë problem këtë. Por ata e kanë problem marrëveshjen, ata duan që prej tash të ketë marrëveshje për mënyrën e qeverisjes”.

“Ne ftojmë PDK-në prej tash që ta rrëzojmë Qeverinë Hotin. Duhet së paku 40 nënshkrime, nuk mund të ketë mocion të ndryshëm por të njëjtë nga të dy subjektet”.

“Që nga fillimi kjo është gatishmëria jonë për bashkëpunim për rrëzimin e qeverisë aktuale, ne mund të biem dakord për tekstin e mocionit”.

Aliu edhe pse ftoi PDK-në në mocion tha se duhet kohë për të krijuar mirëbesim me ta dhe se nuk bëjnë marrëveshje se çfarë ndodhë pas mocionit nëse bëhet.

“Ne nuk mund të bëjmë marrëveshje se çfarë ndodh në të ardhmen bazuar në praktikat e mëparshme”.

“Ata kërkojnë me doemos një garanci e marrëveshje që për ne është problematike sepse qeverisja e kohës së PDK-së dhe kësaj të tanishme nuk kanë ndonjë ndryshim. Ne duhet të krijojmë një mirëbesim që të bashkëpunojmë në të ardhmen”.

“Ata po bëjnë huj dhe po qesin kajde”.

“Dakordimi i arsyes për rrëzimin e qeverisë është çështje formale, duhet vullneti me rrëzu qeverinë por këta nuk kanë vullnet ta rrëzojnë qeverinë”.

“Ne jemi të gatshëm ta qojmë vendin në zgjedhje”.

“Nuk e kam aspak problem për tu takuar e dakord tekstin por për t’u ulur dhe vendos marrëveshjen kjo është problem”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat