Ditëlindja e 76-të e Presidentit historik, Ibrahim Rugova

Aktuale

Ditëlindja e 76-të e Presidentit historik, Ibrahim Rugova

Më: 2 dhjetor 2020 Në ora: 07:05
Presidenti historik, Ibrahim Rugova

Sot është datëlindja 76-të e ish-presidentit të Kosovës, Ibrahim Rugova.

Për të nderuar veprimtarinë e tij, Kryesia e LDK-së do të bëjë homazhe te varri i Rugovës.

Ish-presidenti Rugova ka ndërruar jetë më 21 janar të vitit 2006.

Ibrahim Rugova mbaroi shkollimin e mesëm në Pejë më 1967. Diplomoi në Degën e Albanologjisë të Fakultetit të Filozofisë të Universitetit të Prishtinës më 1971. Ibrahim Rugova mori doktoratën në letërsisë në Universitetin e Prishtinës më 1984. Më 1996, Dr. Ibrahim Rugova u zgjodh anëtar korrespondent i Akademisë së Arteve dhe të Shkencave të Kosovës.

Rugova është zgjedhur kryetar i Shoqatës së Shkrimtarëve të Kosovës më 1988, i cili u bë bërthamë e fuqishme e lëvizjes shqiptare që po kundërshtonte sundimin komunist serb/jugosllav në Kosovë. Dr. Ibrahim Rugova u rizgjodh Kryetar i Republikës së Kosovës në zgjedhjet e mbajtura në mars të vitit 1998. Partia e tij, LDK, fitoi shumicën e vendeve në Kuvendin e Republikës së Kosovës në atë vit.

Pas luftës LDK-ja i fitoi të gjitha zgjedhjet e organizuara ndërsa që nga viti 2002–2006, ishte president i Kosovës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat