Haradinaj: Izolimi ishte i tmerrshëm, mirëpres dakordimin e forcave politike për votimin e Ligjit për Rimëkëmbje

Aktuale

Haradinaj: Izolimi ishte i tmerrshëm, mirëpres dakordimin e forcave politike për votimin e Ligjit për Rimëkëmbje

Më: 2 dhjetor 2020 Në ora: 14:44
Ramush Haradinaj

Lideri i AAK-së, deklaroi se mirëpret dakordimin e forcave politike për votimin e Ligjit për Rimëkëmbjen Ekonomike, pas një vonese të gjatë.

“Izolimi për shkak të gjendjes pandemike ka qenë i tmerrshëm si për bizneset dhe ekonominë, ashtu edhe për të gjithë qytetarët në përgjithësi. Miratimi i këtij ligji të premten, përpos se është lajm i mirë për vendin, do të jetë një ndihmë për ekonominë, e domosdoshme për kohën në të cilën po kalojmë”, tha Haradinaj.

Tutje ai shtoi se Kosova me të gjitha kapacitetet, por edhe me ndihmën e aleatëve strategjik, duhet të orientohet drejt rimëkëmbjes.

“Të bashkuar si popull, por edhe si klasë politike, mund ta tejkalojmë edhe këtë krizë”, shtoi ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat