​Spitali i Përgjithshëm “Isa Grezda” pranon donacion nga SHBA

Aktuale

​Spitali i Përgjithshëm “Isa Grezda” pranon donacion nga SHBA

Më: 2 dhjetor 2020 Në ora: 16:53
“Isa Grezda”

Shtetet e Bashkuara të Amerikës nëpërmjet Komandës ushtarake për Evropë i kanë dhuruar sot Spitalit të Përgjithshëm “Isa Grezda” në Gjakovë një Skaner- tomografie kompjuterike (CT).

Në ceremoninë e pranim –dorëzimit e këtij donacioni të kësaj pajisjeje mori pjesë edhe ministri i Shëndetësisë Armend Zemaj, bashkë me kolonelin Stephen A. Rose dhe majorin Tomothy Halbur.

SHBA përmes misioneve të saja civile dhe ushtarake e ka ndihmuar Kosovën.

Pra, ky shtet ka ndihmuar gjatë pandemisë me respiratorë, pajisje termo-skanerë, pajisje mbrojtëse profesionale për personelin shëndetësor, po edhe me ndihma të tjera.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat