Sallahu: Vota e Arifit është kundërkushtetuese

Aktuale

Sallahu: Vota e Arifit është kundërkushtetuese

Më: 3 dhjetor 2020 Në ora: 00:01
Blerim Sallahu

Blerim Sallahu, përfaqësues ligjor i Lëvizjes Vetëvendosje, ka thënë se vota e deputetit Etem Arifi për zgjedhjen e Qeverisë Hoti është kundërkushtetuese.

“Sot mbajtëm një seancë dëgjimore në Gjykatë Kushtetuese virtualisht. Aty i paraqitëm pretendimet tona se pse deputeti Etem Arifi është dënuar me vendim të formës së prerë dikund në gusht të vitit 2019, pastaj duke përmbushë një formularë të certifikimit të kandidatit ai nuk ka treguar që është i dënuar kësisoj edhe KQZ-ja duke u bazuar në një vendin të gjykatës supreme ka lejuar certifikimin e kandidatit të caktuar”, ka thënë Sallahu në Interaktiv.

Sallahu ka bërë të ditur se Vetëvendosje kishte marrë vesh për dënimin e Etemit në muajin maj të këtij viti, derisa ai ishte i dënuar në gushtin e vitit 2019.

“Ai ka kaluar si deputet i Kuvendit të Kosovës dhe është votuar, dhe ajo votë e tij në lidhje me zgjedhjen e Qeverisë sipas pretendimeve tona është kundërkushtetuese për faktin se prej momentit që ne e kemi marrë njohuri lidhje me dënimin e tij. Pra, kjo njohuri ka qenë në maj të vitit 2020 dhe nga ai moment për neve është humbë mandati i deputetit të caktuar dhe kësisoji vota e 61 për zgjedhjen e Qeverisë konsiderohet kundërkushtetuese dhe rrjedhimisht kjo qeveri nuk është e ligjshme”, ka thënë ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat