Pas padisë së Rashit Qalajt, gjykata e bllokon konkursin për drejtor të ri të Policisë

Aktuale

Pas padisë së Rashit Qalajt, gjykata e bllokon konkursin për drejtor të ri të Policisë

Më: 3 dhjetor 2020 Në ora: 11:11
Rashit Qalaj

Gjykata Themelore e Prishtinës ka vendosur ta bllokojë përkohësisht konkursin e shpallur për drejtor të Përgjithshëm të Policisë së Kosovës. Ky vendim për vendosjen e masës së sigurisë është marrë pas një seance.

Si pasojë, konkursi për drejtor të Përgjithshëm të Policisë është mbyllur dje, sipas kërkesës së ish-drejtorit të Policisë, Rashit Qalaj.

Ky vendim i gjykatës vjen pasi Qalaj kishte ngritur padi ndaj Qeverisë për shkarkimin që i ishte bërë, duke kërkuar pezullimin e konkursit për drejtor të ri.

Rashit Qalaj ishte shkarkuar nga detyra e shefit të Policisë para disa javësh.

Zyra e Kryeministrit kishte thënë se arsye për shkarkimin e Qalajt ka qenë performanca e dobët e tij. Qalaj ishte shkarkuar më 16 tetor 2020.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat