Reagon Faton Klinaku: Pseudodrejtësia e Kosovës!

Aktuale

Reagon Faton Klinaku: Pseudodrejtësia e Kosovës!

Më: 3 dhjetor 2020 Në ora: 17:54
Faton Klinaku

Ushtruesi i detyrës së kreut të OVL-UÇK-së, Faton Klinaku, ka reaguar  pasi Gjykata e Apelit i ka ulur dënimin me burgim të akuzuarit për krime lufte, Darko Tasiq.

Ai ka përmendur rastin e Sabit Gecit, i cili do të vuaj dënimin me vendim të Gjykatës Themelore në Mitrovicë.

Postimi i plotë:

Pseudodrejtësia e Kosovës!

Për vrasjet e fëmijëve, grave, pleqve e burrave, ku dëshmitarët kanë dëshmuar se Darko Tasiç dhe babai i tij kanë drejtuar një kamion portokalli që mbante trupa të pajetë, duke i vënë flakën dhe duke e shtyrë atë në Lumin Drini pas masakrës në Krushë e Vogël, nga 22 vjet i ulet dënimi në 11 vjet.

Ndërkohë Sabit Geci, që sipas familjarëve, me vendim të një gjyqtari serb rikthehet në burg, tregon se në të dyja rastet ka ndërhyrje politike.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat