Vdes nga koronavirusi mjeku i njohur, Veton Halili

Aktuale

Vdes nga koronavirusi mjeku i njohur, Veton Halili

Më: 4 dhjetor 2020 Në ora: 16:04
Veton Halili

Si pasojë e infektimit me COVID-19, ka humbur jetën mjeku, Veton Halili.

Lajmi është bërë i ditur nga Qendra e Mjekësisë Familjare në Prishtinë.

Në njoftimin e tyre, thuhet se vdekja e Veton Halilit, është një humbje e madhe për familjen, kolegët dhe gjithë shoqërinë.

Njoftimi i plotë:

Me dhimbje e pikëllim të thellë morrëm lajmin se sot me 04.12.2020 pas një lufte me Covid 19 humbi betejën VETON HALILI (punëtor në Poliklinikën e Stomatologjisë QKMF Prishtinë)
Vdekja e tij është një humbje e madhe për familjen, kolegët dhe gjithë shoqërinë.
Ngushëllimet më të sinqerta familjes, kolegëve dhe stafit të Poliklinikës së Stomatologjisë, të cilët ndajtën një pjesë të jetës dhe punës bashkë!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat