Geci akuzoi rëndë Kadri Veselin, vjen reagimi nga Kryeziu: Boll ma e keni…

Aktuale

Geci akuzoi rëndë Kadri Veselin, vjen reagimi nga Kryeziu: Boll ma e keni…

Nga: N. H Më: 4 dhjetor 2020 Në ora: 17:06
Geci dhe Veseli

Deputetja e Kuvendit të Kosovës nga radhët e LDK-së, Marigona Geci, gjatë seancës së sotme ka treguar se pse ka tërhequr nënshkrimin për mbajtjen e seancës së jashtëzakonshme për miratimin e Projektligjit për Rimëkëmbje ekonomike, të iniciuar nga PDK.

Geci tha se nënshkrimin e ka tërhequr për shkak të konfirmimit të aktakuzës ndaj ish-kreut të PDK-së, Kadri Veseli.

“Ju vuajtjet tona na i keni marrë si ligësi, por tani do të ju tregoj se nuk jemi të dobët. E kam tërhequr nënshkrimin nga iniciativa e PDK-së, pasi që tash e di saktë se është një aktakuzë për ish-kryetarin e partisë tuaj, të dyshuar për vrasje të pas luftës. Ju keni menduar se ne nuk kemi guxim të përballemi me të vërtetën”, tha ajo.

Geci shtoi tutje se “Ne nuk frikësohemi të përmendim viktimat që janë vrarë nga një grup kriminelësh që janë thirrur në emër të luftës”.

E, pas kësaj deklarate, ka reaguar Ismet Kryeziu, nga Instituti Demokratik i Kosovës, i cili ka thënë se duhet t’u ndalohet deputetëve kur folin për vrasje.

“Boll ma e keni keqpërdorë foltoren dhe i keni irrituar qytetarët, shkoni dëshmoni në Gjykatë Speciale dhe lejani këtë punë drejtësisë. S’jeni ju as të drejtit e as ata që vendosni drejtësi”, shkruan ai në Facebook.

Ja shkrimi i tij:

Image
Ismet Kryeziu

Duhet t’u ndalohet deputeteve me fole per vrasje.

Deputetja Geci, me fjalimin e juaj krejt jashte rendit te dites!!?

Boll ma e keni keqperdor foltoren dhe i keni irrituar qytetaret, shkoni deshmoni ne gjykate speciale dhe lejani kete pune drejtesise. S’jeni ju as te drejtit e as ata qe vendosni drejtesi.

Irrituese jane keto fjalime per qytetaret. E verteta e dale nga shoshitja e drejtesise se paanshme, do te jete themeli per paqe te perhershme, e jo fjalimet tuaja!

Secili rrefim nga kushdo qofte, personazh historik a politik, nuk eshte i mjaftueshem per t’u besuar si i vertete, e as per te sjellur drejtesi, pervec institucioneve te drejtesis

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat