13 vite nga përurimi i sheshit në Prishtinë, Beqiri: U thashë skeptikëve se po ia kthejmë shëtitorën kryeqytetit

Aktuale

13 vite nga përurimi i sheshit në Prishtinë, Beqiri: U thashë skeptikëve se po ia kthejmë shëtitorën kryeqytetit

Më: 6 dhjetor 2020 Në ora: 20:54
Ismet Beqiri

Deputeti i LDK-së, Ismet Beqiri, përmes një postimi të bërë në FB ka treguar se sot bëhen fiks 13 vite nga përurimi i shtetit të parë në Prishtinë, ai “Nënë Tereza”.

Ai thotë se u kishte thënë skeptikëve në atë kohë se po ua kthejnë qytetarëve, shëtitoren e famshme të kryeqytetit.

Ky është postimi i plotë i tij:

Të dashur qytetarë,

Sot me 6 dhjetor u bënë 13 vite nga përurimi i sheshit të parë në Kosovë, sheshit Nëna Terezë në Prishtinë.

Për të gjithë skeptikët dhe kritikuesit politik të asaj kohe u kam thënë atëherë se “ Po u kthejmë qytetarëve të Prishtinës dhe Kosovës, shëtitoren e famshme të Kryeqytetit.

Me 17 shkurt 2008, ditën e shpalljes së Pavarsisë së Kosovës, sheshi u bë vendtakimi i qindra e mijërave shqiptarëve nga e gjithë bota.

U bë vendi kryesor i festës së madhe, gëzimit të Pavarsisë së Republikës së Kosovës.

Jam shum i lumtur për këtë shesh, ai për 13 vite është në shërbim të qytetarëve të Prishtinës, Kosovës dhe më gjerë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat