Haxhi Shala kërkon përgjegjësi nga kryeministri Hoti për futjen e Petkoviqit në Skenderaj

Aktuale

Haxhi Shala kërkon përgjegjësi nga kryeministri Hoti për futjen e Petkoviqit në Skenderaj

Më: 8 dhjetor 2020 Në ora: 00:02
Haxhi Shala

Deputeti i AAK’së, Haxhi Shala, ka kërkuar përgjegjësi nga kryeministri Avdullah Hoti për vizitën e të ashtuquajturit drejtor i zyrës për Kosovën në Serbi, Petar Petkoviq në Bajë të Skenderajit.

“Kryeministri të pyetet për futjen e Petkoviqit në Drenicë”, ka thënë ai.

“Nëse është futur privatisht atëherë nuk ka problem. Kjo pasi lejohet lëvizja e lirë dhe nuk mund ta ndalim këtë. Por nëse është futur si zyrtar dhe ka bërë deklarata politike atëherë të pyetet Hoti.

Ai tha me pompozitet se unë pyetem këtu. Ai i reagoi ministres Haradinaj që tha se nuk do lejohet futja e zyrtarëve serbë pa kërkuar falje. Ka zyrtarë tonë që udhëtojnë nga Serbia dhe kalojnë në Europë. Kjo është lëvizje e lirë.

Por vizitat zyrtare duhet ndaluar. Hoti ndoshta edhe nuk e ka ditur. Ndoshta as ai ministri i tij Veliu nuk e ka ditur. E kemi marrë vesh këtë”, shton ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat