Haradinaj: Nuk do të ketë president nga zarfi

Aktuale

Haradinaj: Nuk do të ketë president nga zarfi

Më: 8 dhjetor 2020 Në ora: 21:49
Daut Haradinaj

Shefi i Grupit Parlamentar të AAK-së, Daut Haradinaj tha se nuk ka marrëveshje për presidentin e Kosovës.

“Nëse e gjejmë marrëveshjen, do të arrihet zgjidhja e presidentit, e nëse ndodh e kundërta atëherë vendi shkon në zgjedhje të parakohshme”, theksoi Haradinaj.

I pyetur se a do të dal AAK-ja nga koalicioni qeverisës, nëse Ramush Haradinaj nuk votohet për president, shefi i GP të AAK-së tha se nuk ka qenë parakusht marrëveshja për president në këtë kalicion.

“AAK-ja në bashkëqeverisje me LDK-në nuk kemi pasur marrëveshje për presidentin, por vetëm për bashkëqeverisje dhe koalicioni është shumë në rregull. Ndërsa, nuk jemi në rrethana të duhura që ta dijmë a do të rrijmë ose jo nëse ndodh ajo”, tha ai.

Haradinaj tutje tregoj se para se të shpallej kandidatura e Ramush Haradinajt për president, ka pasur shumë përkrahje nga shumë akterë politik.

“Kemi pasur mbështetje nga shumë akterë të partive politike, që janë të rëndësishëm, për nominimin e Ramush Haradinaj për president. Ka edhe nga LDK-ja që e kanë përkrahur këtë kandidim të Haradinajt”, shtoi Haradinaj.

Ai gjithashtu tregoi se qëndrimi përbashkët i të gjitha subjekteve është se nuk do të ketë president të zarfit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat