Situata me COVID 19 në Kosovë, Qeveria nxjerr rregullore për angazhimin e stafit të ri mjekësor

Aktuale

Situata me COVID 19 në Kosovë, Qeveria nxjerr rregullore për angazhimin e stafit të ri mjekësor

Më: 9 dhjetor 2020 Në ora: 09:44
Qeveria e Kosovës

Qeveria e Kosovës ka mbajtur sot një mbledhje elektronike derisa sipas njoftimit të ekzekutivit janë marrë disa vendime.

Kabineti qeveritar ka miratuar propozimin e Ministrit Shëndetësisë, Armend Zemajt për nxjerrjen e një rregullore për kushtet e kompensimit dhe procedurat tjera të angazhimit të përkohshëm të stafit mjekësor.

Në arsyetim të vendimit thuhet:

Kërkesat në rritje për angazhimin e profesionistëve shëndetësor dhe stafit mbështetës gjatë pandemisë COVID-19, për shkak të mbingarkesës me pacientë të infektuar me COVID-19 dhe infektimit të profesionistëve shëndetësor me COVID-19, është e domosdoshme të nxirret Rregullorja për kushtet, kompensimin, dhe procedurat tjera për angazhimin e përkohshëm të profesionistëve shëndetësor dhe stafit mbështetës gjatë pandemisë COVID – 19.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat