Haradinaj-Stublla u takua me ambasadorin e Italisë, u kërkua mbështetja e Italisë në avancimin e agjendës Euro Atlantike të Kosovë

Aktuale

Haradinaj-Stublla u takua me ambasadorin e Italisë, u kërkua mbështetja e Italisë në avancimin e agjendës Euro Atlantike të Kosovë

Më: 11 dhjetor 2020 Në ora: 11:49
Meliza Haradinaj-Stublla dhe Nicola Orlando

Ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, znj.Meliza Haradinaj-Stublla, zhvilloi një takim pune me Ambasadorin e Italisë në Kosovë, Nicola Orlando.

Sipas MPJ-së në këtë takim, shefja e diplomacisë kosovare dhe ambasadori italian diskutuan për situatën e fundit politike në vend dhe për mbështetjen e Italisë në avancimin e agjendës Euro Atlantike të Kosovës.

“Gjithashtu Ministrja shprehu falënderime të veçanta ndaj Italisë për ndihmën ndaj Kosovës në përballimin e pandemisë Covid19. 

Ministrja Haradinaj-Stublla dhe ambasadori Orlando vlerësuan raportet e shkëlqyera në mes të dy vendeve të cilat u rikonfirmuan edhe gjatë vizitës së fundit zyrtare në Romë”, thuhet në njoftimin e MPJ-së.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat