Azemi: Gjendja e punëtorëve në sektorin privat e mjerueshme, po përballen me largime nga puna

Aktuale

Azemi: Gjendja e punëtorëve në sektorin privat e mjerueshme, po përballen me largime nga puna

Më: 11 dhjetor 2020 Në ora: 20:45
Kryesindikalisti, Jusuf Azemi

Kryesindikalisti, Jusuf Azemi, thotë se sa i përket ndihmesës së sektorit privat në Pandemi ka patur parregullësi të mëdha dhe shkelje flagrante të drejtave të punëtorëve.

Azemi, rrefen se zëri i sindikatës nuk u mor në konsideratë mjaftueshëm nga drejtuesit e shtetit.

Si pasojë e kësaj, Azemi thotë se gjendja në tregun e punës është e mjerueshme.

“Në fakt punëtorët e sektorit privatë janë trajtuar në mënyrën më të pandershme që është e mundshme ta bëjë një pronar kompanie ose shteti ndaj këtyre punëtorëve. Ne e kemi thënë se gjithë këto Pako që janë bërë janë pako të cilat përfitojnë proanarët e kompanive dhe në asnjë rast punëtorët. Pakoja Emergjente që ka qenë dy herë nga 170 euro e kemi thënë se 80 për qind e këtyre mjeteve apo të Pakos kanë shkaur në xhepat e kompanive”

“Ne kemi bërë reagimet tona dhe definitivisht punëtorët nuk kanë përfituar nga kjo. Fatkeqësisht edhe Pakoja e dytë ku secili punëtorë ka marrë nga 290 euro e që më të drejt ka qenë e thënë që ato do të jenë për kokë punëtori një lloj financimi për kompanitë e që nuk ka pasur një stimulim për punëtorët e sketorit privat përkundrazi ka qenë një dekradim më i madh i të drejtave të punëtorëve duke u nis nga ajo mos dhënie e mjeteve nga 170 euro”

Tutje Azemi thotë se punëtorët e sektori privat, gjatë Pandemisë, janë përballur edhe me largime nga puna.

“Reduktimi i madh i punëtorëve nëpër kompani, largimi në mënyrë masive dhe reduktimi i orarit të punës, normal që kjo ndikon edhe në pagë e që është më e rënda që kemi shumë punëtorë të sektorit privatë që kanë qenë të prekur me covid e aq më keq, jo që është stimuluar një punëtor i tillë po ju ka hekur nga paga e tij gjatë atyre ditëve sa kanë qëndruar në shtëpitë e tyre të izoluar. Këto janë faktet që në njëfar forme ëhstë përkeqësuar gjendja dhe po shkon drejt përkeqësimit edhe më të madh” tha Azemi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat