Shpaloset mozaiku i Agim Ramadanit në kazermën e FSK-së në Gjilan

Aktuale

Shpaloset mozaiku i Agim Ramadanit në kazermën e FSK-së në Gjilan

Më: 14 dhjetor 2020 Në ora: 11:59
Shpaloset mozaiku i Agim Ramadanit në kazermën e FSK-së në Gjilan

Sot kazermën elitare të FSK-së në Gjilan është shpalosur mozaiku i figurës së Agim Ramadanit në Gjilan. I pranishëm në këtë ngjarje ishte edhe kryetari i Gjilanit Lutfi Haziri.

I pari i komunës ka thënë se ndihet i privilegjuar që figura e Agimit të zbres në Gjilan

“Pata nderin që sot mora pjesë në shpalosjen e mozaikut të figurës së Agim Ramdanit në kazermën elitare të FSK’së, në Gjilan. Këtu ndihesh i privilegjuar dhe sigurt për të gjitha pritjet që ne i kemi pasur për shtetin, institucionin e në veçanti për pjesën ushtarake të Republikës sonë.

Agimi ka zbarkuar prej një ekspozeu një vjeçar në qendër të qytetit në kazermë, aty ku e ka vendin dhe ky aty ku figura e tij të rrezatojë çdo ditë si roje e paqes dhe si emër i cili ushtarit i jep motiv e mesazh që liria është e shtrenjtë dhe për liri shkohet deri në sakrificë.

Ne sot të gjallët na mbetet që ta kujtojmë, të gjunjëzohemi dhe ta respektojmë veprën e secilit. Kjo është njëra nga veprat që fal angazhimit personal të Muhamet Ajrullahut dhe punës së artistit, Besart Gashi. Kjo vepër i vije Gjilanit pas Abdullah Tahirit e para Kadri Zekës i cili që do të vendoset në vitin e ardhshëm” shkruan Haziri në njoftim.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat