Therja e nxënësit në Fushë-Kosovë, PDK kërkon dorëheqjen e drejtorit të shkollës

Aktuale

Therja e nxënësit në Fushë-Kosovë, PDK kërkon dorëheqjen e drejtorit të shkollës

Më: 16 dhjetor 2020 Në ora: 15:01
Foto Ilustrim

Therja me thikë e një nxënësi në shkollën “Mihal Grameno” në Fushë- Kosovë është një arsye më tepër që drejtori i Drejtorisë së Arsimit në Fushë- Kosovë të japë dorëheqjen.

Çdo ditë që ky drejtor vazhdon të jetë në këtë funksion veç dëme do të sjellë në sistemin e arsimit në Fushë-Kosovë. Keqmenaxhimi nga ai përveç cilësisë së dobët të mësimit i ka bërë të pasigurta shkollat e Fushë-Kosovës.

Nga rrahja e nxënësve, lejimi që prindërit të rrahin mësuesit e deri te rasti kur nxënësit hyjnë me thika në orë të mësimit dhe therrin shokët e tyre, është pasojë e keqmenaxhimit, e zgjedhjes në baza partiake e familjare të drejtorëve nga Komuna e Fushë-Kosovës.

Krejt këto kanë ndodhur brenda disa muajsh në komunën tonë. PDK-ja e Fushë-Kosovës disa herë ka kërkuar që ky drejtor të dorëhiqet. Kryetari i komunës përpos që mban në dikastere udhëheqëse njerëz të korruptuar dhe që kanë shkelur ligjin si Abdullah Prebreza mban edhe kësi të paaftë si Islam Shabani, që po e sjell në gjendje katastrofale arsimin në Fushë- Kosovë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat