Kush i bëri bashkë djalin e Thaçit dhe atë të Veselit

Aktuale

Kush i bëri bashkë djalin e Thaçit dhe atë të Veselit

Nga: A.M. Më: 17 dhjetor 2020 Në ora: 16:34
Endrit Thaçi, Mergim Lushtaku, Klestor Veseli

Sot u mbajt seanca e radhës paragjyqësore në Hagë ndaj ish udhëheqësve të UÇK-së, Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Jakup Krasniqit e Rexhep Selimit

Ndërkaq, sot u bënë bashkë djali i Thaçit dhe Veselit.

Ata u takuan me deputetin e PDK-së, Mergim Lushtakun, i cili është edhe djali i ish komandantit të UÇK-së, Sami Lushtakut.

Lushtaku ka postuar një fotografi në Facebbok, ku shihet së bashku me Endrit Thaçin dhe Klestor Veselin.

Postimi i plotë:

Është përgjegjësi e madhe të jesh pasardhës i themeluesve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, por njëkohësisht ndihemi krenarë që jemi pasardhës të ÇLIRIMTARËVE!

#LiriaKaEmër

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat