Një lajm i keq nga Ambasada Gjermane për vizat e punës

Aktuale

Një lajm i keq nga Ambasada Gjermane për vizat e punës

Nga: H.O. Më: 17 dhjetor 2020 Në ora: 18:51
Ilustrim

Gazeta ‘Bota sot’ merr vesh se Ambasada Gjermane ka anuluar rreth 60 mijë viza të punës për qytetarët e Kosovës që ishin duke pritur për rreth tri vite.

Derisa ato u pezulluan për shkak të pandemisë, tani ambasada ka marr vendim për anulim të këtyre vizave, për shkak të rregullores së re.

Këtë e ka bërë të ditur edhe Ambasada Gjermane në një njoftim për media.

“Me rastin e hyrjes në fuqi të Rregullores së re për nisje të punësimit për aplikues nga Ballkani Perëndimor janë të nevojshme riregjistrimet. Regjistrimet e reja do të mund të bëhen pas shfuqizimit të kufizimeve të udhëtimeve hyrëse të kushtëzuara nga pandemia Covid-19. Lista me kërkesat për termine do të publikohet çdo muaj në mënyrë që koha e pritjes të mbetet sa më e shkurtë”, bëhet e ditur në përgjigjen e Ambasadës gjermane./Bota sot

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat