“Thaçi e Lushtaku e kanë pas mërzi të ballafaqohen me forcat serbe, Jashari e tha të vërtetën” – këto janë akuzat e rënda në drejtim të tyre

Aktuale

“Thaçi e Lushtaku e kanë pas mërzi të ballafaqohen me forcat serbe, Jashari e tha të vërtetën” – këto janë akuzat e rënda në drejtim të tyre

Nga: N.Sh. Më: 18 dhjetor 2020 Në ora: 14:05
Sami Lushtaku dhe Hashim Thaçi

Reagime të shumta kanë vërshuar pas deklaratave që bëri në një emision televiziv kreu i Skenderajt, Bekim Jashari.

Jashari në një intervistë ka folur edhe për kohën e luftës ku ka treguar disa gjëra të rralla.

Mbrëmë Jashari akuzoi z. Lushtaku se po bënte fushatë nëpër oda të Drenicës kundër tij – duke e denoncuar një sjellje të tillë, pavarësisht që tashmë ai është pjesë e politikës vendore.

Jashari madje kontestoi edhe kontributin e Sami Lushtakut në luftë, si komandant i shquar i UÇK-së.

Ai ka thënë se sipas informatave që i kam marrë nga qytetarët, Sami Lushtaku ka qëndruar larg fronteve të luftës, shumë rrallë është ardhur tek lagjja e Lushtakëve.

“Nuredin Lushtaku dhe Bashkim Jashari kanë qëndruar gjatë tërë kohës tek Lagja e Lushtakëve. Nura dhe Bashkimi kanë thënë se Samia shumë rrallë ka ardhur tek Lushtakët edhe kur ka ardhur ka ndjetë pak dhe ka ikë. Ka ndjetë në Kotorr edhe Radishëve me njësinë speciale të UÇK, së, atje s’ka pasur zone luftë”

Jashari ka thënë se Sami Lushtaku për pesë vite ka qëndruar në Gjermani nga viti 93 deri në vitin 98.

“Gjatë luftës kemi pranuar që Samiu me qenë komandat, edhe pse kishte qenë pesë vite në ekzil nga 93 deri në vitin 98 dhe kthehet pas rënies së familjes tonë. Rrethi i ngushtë i Adem Jasharit kanë qenë: Nuredin Lushtaku, Bashkim Jashari, Ilaz Kodra, Fadil Kodra, Zenun Kodra, Jetullah Geci, Sulejman Selimi, Rexhep Selimi, që kanë qenë celula e parë e UÇK-së në Drenicë dhe janë vetë se kush me qenë komandant  dhe të gjithë këta që i përmenda kanë qenë në Kosovë. Pas vrasjes së Adem Jasharit me 7 mars, komandantët nuk ju kanë prirë ushtarëve, por kanë qëndruar prapa tyre, komandantët që kanë qëndruar krahë për krah me ushtarë, thuajse asnjë s’është i gjallë. E di shumë mirë ku kanë qëndruar, nuk kanë qëndruar në vija të frontit, e dinë fort mirë ku kanë ndenjur ata. Edhe pse nuk e meritonte pozitën e komandantit, ne ja kemi dhënë. Ka pasur diskutime se kush duhet të bëhet komandant, ka pasur zëra pse Samia, kur ka ikur që 5 vite në ekzil dhe nuk e meriton të bëhet komandant, ai në gjermani ka ndenjur, ndërkohë që ata kanë qëndruar në luftë. Mos me e pas përkrah ne rrethi i ngushtë i Adem Jasharit nuk e kishin lënë ta bëjnë komandant”, ka thënë ndër të tjera Bekim Jashari.

Ai gjithashtu ka folur edhe për ish-presidentin Hashim Thaçi.

Jashari ka zbuluar arsyen se pse nuk flasin Thaçi me të birin e komandantit legjendar. Lulzim Jashari.

“Sa i përket prishjes me Hashim Thaçin, s’ka të bëj aspak rreth parasë, asnjëherë. Ka pas debat unë dhe Lulzimi me Hashimin në kohën kur është menaxhuar kompleksi nga Ministria e Ambientit. Luli i ka thënë troç: ‘Nuk më intereson kush i merr (tenderat), por në momentin që une dëgjoj që lypni 10 përqind, haraq firmave edhe në këtë vend, mbi gjakun e atyre, harrojeni që ka me ju shkel këmba në Prekaz’. Ka pas kësi debati. Ka pasur edhe tjera, por që unë nuk dua t’i bëj publike. Është edhe kompleksi.Pjesë tjera kanë qenë mos sinqeriteti dhe burrnia taman nga Hashim Thaçi direkt me Lulin. Tjera gjëra nuk janë për publikun. Ka të bëj me çështje gjatë luftës e menjëherë pas luftës”, ka thënë Jashari

E për këtë ka reaguar edhe ish-eprori i lartë i UÇK-së dhe ish-agjenti i SHIK-ut, Naim Miftari.

Ai përmes një postimi në Facebook, thotë se, Bekim Jashari e tha një të vërtetë që e kanë ditur të gjithë ata që ishin në luftë.

Sipas tij, Thaçi e Lushtaku e kanë pas “merzi” të ballafaqohen me serbët.

“I emocionuar Bekim Jashari e ka tregua një të vërtetë të ditur nga të gjithë ne çka ishim në luftë se si Hashim Thaçi, si Sami Lushtaku... kanë nejt larg vijave të frontit e kanë pas ‘merzi’ mu ballafaqu me forcat Serbe, dhe aprirori që të dytë dihet se sot janë multi milionera si profitera të luftës dhe politikës të pas luftës dhe pik. Por heshtja e Jasharajve që dy dekada tregon se edhe aty brenda tyre ka politikë ka interese të ndryshme!”, shkruan Naim Miftari, përcjell gazeta “Bota sot”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat