Shefi i kabinetit të Agim Veliut e quan “dhelpër të vetmuar” Vjosa Osmanin

Aktuale

Shefi i kabinetit të Agim Veliut e quan “dhelpër të vetmuar” Vjosa Osmanin

Nga: G.B Më: 19 dhjetor 2020 Në ora: 09:29
Vjosa Osmani

Zyrtari i LDK-së, Bajram Gecaj, ka vazhduar thumbat ndaj u.d të presidentes, Vjosa Osmani, pas vizitës në Shqipëri.

Përmes një postimi në Facebook, ai ka publikuar një foto nga vizita e kryeministrit Avdullah Hoti në Shqipëri bashkë me kabinetin, përcjell Bota sot.

Ai ka thënë se Hoti funksionon në ekip e jo si dhelpër e vetmuar, duke aluduar për Osmanin, e cila shkoi në Shqipëri për vizitë së fundmi.

Postimi i tij i plotë:

“Pak kohë më parë Shqipërinë e vizitoi kryeministri i LDK Abdullah Hoti, i cili ka bërë vizitën më serioze të një kryeministri të Kosovës në Shqipëri, pa u përdorur nga askush, duke i takuar të gjithë dhe duke ruajtur seriozitetin e shtetit të Kosovës.” M.B.

... Kryeministri Hoti funksionin në ekip, e jo si “dhelpër e vetmuar”!

Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat