Jashari sqaron deklaratën e tij se në Kotorr e Radishevë nuk ka pasur luftë

Aktuale

Jashari sqaron deklaratën e tij se në Kotorr e Radishevë nuk ka pasur luftë

Më: 20 dhjetor 2020 Në ora: 19:43
Bekim Jashari

Kryetari i Komunës së Skenderajt, Bekim Jashari ka sqarua, deklaratën e tij, rreth luftës në fshatërat Kotorr e Radishevë për të cilën thotë se u keqinterpretua.

Përmes një postimi në Facebook Jashari ka thënë se nuk kishte deklaruar në asnjë moment se s’ka pasur ushtarë e dëshmorë nga fshatërat Kotorr e Radishevë, madje i njëjti thotë se pikërisht këtë vit ka vizituar një nga familjet e e dëshmorëve në të këto fshatra, ku edhe ka dekoruar për kontributin e dhënë për Lirinë dhe Pavarësinë e Kosovës.

Postimi i plotë:

Të nderuar qytetarë,

Të dashura familje të dëshmorëve

Pas keqinterpretimit të deklaratave të mia të dhëna ditë me parë në televizion, kinse unë kam “ofenduar” familjet e dëshmorëve të Kotorrit dhe Radisheves me rrethinë, me lejoni që të sqaroj për opinionin e gjerë publik që unë në asnjë moment gjatë debatit nuk kam thënë që nuk ka pasur ushtarë dhe dëshmorë nga fshatrat Kotorr e Radishevë, në fakt hiq me larg se këtë vit kam vizituar një nga një familjet e dëshmorëve nga këto fshatra dhe fshatra tjera të komunës sonë dhe i kam dekoruar me mirënjohje në shenjë respekti dhe falënderimi për kontributin e dhënë për Lirinë dhe Pavarësinë e Kosovës.

Familjet e dëshmorëve janë themeli i Lirisë dhe Pavarësisë së Kosovës, me nder e krenari përkulemi para veprave të tyre heroike!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat