Kritikon Tahiri: Qeveria të tregojë për rastet e korrupsionit të rëndë që po e mbajnë peng Kosovën

Aktuale

Kritikon Tahiri: Qeveria të tregojë për rastet e korrupsionit të rëndë që po e mbajnë peng Kosovën

Më: 21 dhjetor 2020 Në ora: 13:10
Edita Tahiri

Ish zëvendëkryeministrja Edita Tahiri ka reaguar për mos liberalizimin e vizave për Kosovën.

Sipas saj, tash Qeveria e Kosovës, duhet t'iu tregojë haptas qytetarëve se cilat janë ato raste të korrupsionit të rëndë që po e mbajnë peng Kosovën dhe pse dështuan qeveritë ta luftojnë korrupsionini

Postimi i saj:

Qytetaret e Kosovës mbeten edhe sivjet pa liberalizimin e vizave për Evropë. Pengesë për vendimin e BE-së ishin Franca dhe Holanda. Tash Qeveria e Kosovës duhet t'ju tregojë haptas qytetarëve se cilat janë ato raste të korrupsionit të rëndë që po e mbajnë peng Kosovën, dhe pse dështuan qeveritë ta luftojnë korrupsionin tash sa vjet.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat