​Kurti nuk shkon të raportojë në komision për menaxhimin e pandemisë COVID-19

Aktuale

​Kurti nuk shkon të raportojë në komision për menaxhimin e pandemisë COVID-19

Më: 22 dhjetor 2020 Në ora: 13:42
Komisioni Hetimor Parlamentar

Ish-kryeministri Kurti nuk shkon për raportim në komision për menaxhimin e pandemisë COVID-19

Në Komisioni Hetimor Parlamentar në lidhje me menaxhimin e pandemisë së virusit Covid-19 është duke dhënë dëshminë e tij Nenad Rashiq, ish-udhëheqës i Zyrës për Komunitete në zyrën e kryeministrit të Republikës së Kosovë.

Para këtij komision sot ishte paraparë që të intervistohej edhe ish-kryeministri i Kosovës, njëherit edhe kreu i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti i cili nuk do jetë i pranishëm për shkak të rrethanave politike të krijuara në vend pas vendimit të Gjykatës Kushtetuese.

Kështu bëri të ditur kryesuesja e këtij komisioni, Mimoza Kusari-Lila.

“Zotëri Kurti ka kërkuar mirëkuptim për shkak të rrethanave, se ai jetë ai në ndonjë herë tjetër varet nga mandati i legjislaturës së shtatë”, tha ajo.

Në mbrëmjen e së hënës Gjykata Kushtetuese ka marrë vendim që që vendi të shkoj në zgjedhje pasi vota e deputeti Etem Arifi është shpallur e pavlefshme.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat