Dorëzohet në polici personi që sulmoi fizikisht Valon Sylën

Aktuale

Dorëzohet në polici personi që sulmoi fizikisht Valon Sylën

Më: 22 dhjetor 2020 Në ora: 17:41
Valon Syla dhe Bashkim Jupa

Është dorëzuar në polici personi i dyshuar për sulmin fizik ndaj gazetarit Valon Syla.

Këtë e ka konfirmuar zëdhënësi i policisë për rajonin e Prishtinës, Bajram Krasniqi.

Ai ka thënë se me prokurorin do të vazhdohet trajtimi i mëtutjeshëm i rastit.

“Lidhur me interesimin tuaj, u njoftojmë se në polici është lajmëruar një person i dyshuar. Policia është duke u marrë me kompletim e rastit. Në koordinim me prokurorin kompetent do të vazhdohet trajtimi i rastit”, ka thënë Krasniqi 

Valon Syla, gazetar e analist është sulmuar sot në pikë të ditës në lagjen Pejton të Prishtinës.

Mediat gjatë ditës së sotme kanë publikuar imazhet e sulmit ndaj tij.

Në lidhje me sulmin skandaloz dhe të paprecedent ndërkaq ka pasur reagime të shumta gjatë ditës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat