Data e zgjedhjeve mund të caktohet vetëm pasi palët ta pranojnë aktgjykimin e plotë të Kushtetueses

Aktuale

Data e zgjedhjeve mund të caktohet vetëm pasi palët ta pranojnë aktgjykimin e plotë të Kushtetueses

Më: 22 dhjetor 2020 Në ora: 18:22
Pamje nga takimi

Pas njoftimit të djeshëm të Gjykatës Kushtetuese lidhur me vendimin e saj, ushtruesja e detyrës së presidentes së Kosovës, Vjosa Osmani ka mbajtur sot takime me Lëvizjen Vetëvendosje, Lidhjen Demokratike të Kosovës, Partinë Demokratike të Kosovës dhe Aleancën për Ardhmërinë e Kosovës.

Në takime është diskutuar për mbajtjen e zgjedhjeve të jashtëzakonshme dhe është thënë se data e mbajtjes së tyre do të mund të caktohet vetëm pasi që palët ta pranojnë Aktgjykimin e plotë të Gjykatës Kushtetuese.

Nesër, ushtruesja e detyrës së presidentes Osmani do t`i vijojë takimet me përfaqësuesit e subjekteve të tjera politike në orën 11:00 me përfaqësues të koalicionit Nisma-AKR, në orën 12:00 me Grupit 6 Plus, ndërsa në orën 13:00 do ta përmbyllë ciklin e takimeve me përfaqësuesit e Listës Serbe.

Image
Pamje nga takimi

Takimi i Osmanit me partitë politike vjen pasi Gjykata Kushtetuese dje shpalli Qeverinë Hoti jo kushtetuese dhe ka konstatuar se vendi duhet të shkojë në zgjedhje të reja brenda 40 ditësh.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat