Arianit Koci thotë se Albin Kurti mund të kandidojë në zgjedhje, tregon arsyen

Aktuale

Arianit Koci thotë se Albin Kurti mund të kandidojë në zgjedhje, tregon arsyen

Nga: G.B Më: 23 dhjetor 2020 Në ora: 09:21
Arianit Koci

Avokati Arianit Koci ka thënë se Albin Kurti mund të kandidojë në zgjedhjet që do të mbahen në fillim të vitit 2021, edhe pse i dënuar me kusht, përcjell Bota sot.

Përmes një postimi në Facebook, ai ka treguar arsyen, duke thënë se vepra penela është kryer në vitin 2015, kur në fuqi ka qenë Kodi Penal Nr. 04/L - 082, i cili në nenin 100 paragrafi 2, parasheh se pasojat juridike të dënimit nuk krijohen kur kryesit i shqiptohet gjoba, dënimi me kusht apo vërejtja gjyqësore.

Kodi i ri Penal, Nr. 06/L-074, ka pësuar ndryshim. Në nenin 93 paragrafi 2, tani parashihet se pasojat juridike të dënimit nuk krijohen kur kryesit i shqiptohet gjoba, apo vërejtja gjyqësore.

Postimi i tij i plotë:

Albin Kurti mund të kandidojë në zgjedhje që do të mbahen në fillim vitit 2021 - edhe pse i dënuar me kusht, për këtë arsye:

Vepra penale është kryer në vitin 2015, kur në fuqi ka qenë Kodi Penal Nr. 04/L - 082, i cili në nenin 100 paragrafi 2, parasheh se pasojat juridike të dënimit nuk krijohen kur kryesit i shqiptohet gjoba, dënimi me kusht apo vërejtja gjyqësore.

Kodi i ri Penal, Nr. 06/L-074, ka pësuar ndryshim. Në nenin 93 paragrafi 2, tani parashihet se pasojat juridike të dënimit nuk krijohen kur kryesit i shqiptohet gjoba, apo vërejtja gjyqësore.

Dënimi me kusht me Kodin e ri, ka pasojë juridike, për dallim prej Kodit paraprak.

Sidoqoftë, dispozitat ligjore lexohen dhe interpretohen në mënyrë sistematike.

Në nenin 3 të Kodit të ri Penal (i njëjti nen është edhe në Kodin paraprak), parashihet se:

ndaj kryesit zbatohet ligji që ka qenë në fuqi në kohën e kryerjes së veprës penale (neni 3 par 1) ose,

Në rast se ligji në fuqi ndryshon para shqiptimit të vendimit të formës së prerë, atëherë ndaj kryesit zbatohet ligji që është më i favorshëm ( neni 3 par 2).

Vepra penale është kryer në vitin 2015.

Prandaj, zbatohet ligji më i favorshëm - Kodi Penal, Nr. 04/L - 082, i cili thotë se pasojat juridike NUK parashihen kur kryesit i shqiptohet dënimi me kusht.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat