Gecaj i LDK-së ngacmon Konjufcën, i thotë se VV po shkon drejt koalicionit me PDK-në

Aktuale

Gecaj i LDK-së ngacmon Konjufcën, i thotë se VV po shkon drejt koalicionit me PDK-në

Më: 23 dhjetor 2020 Në ora: 14:53
Bajram Gecaj

Zyrtari i LDK’së, Bajram Gecaj ka thumbuar Glauk Konjufcën e VV’së për deklaratën e tij se vijat e kuqe për PDK’në kanë vlejtur vetëm në vitin 2019.

Gecaj ka shkruar se  me këto deklarata VV’ja po shkon drejt koalicionit me PDK’në.

“Glauk Konjufca tha se “përjashtimi [i PDK-së] ka pasur kuptim VETËM në vitin 2019, tash është VETËM mos-favorizimi”, … nesër VETËM koalicioni, … derisa, farsa e “parimeve” VETËM grumbullim votash”, ka shkruar ai.

Glauk Konjufca ka thënë se përjashtimi i koalicionit me PDK’në ka pasur kuptim vetëm në vitin 2019.

“Përjashtimi ka pasur kuptim vetëm në vitin 2019, tash është vetëm mos favorizimi”, tha ndër të tjera Glauk Konjufca.

Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat