Ish-mjeku i UÇK-së me një thirrje urgjente për LDK-në: Ja cilët persona duhet t’i largojë nga partia

Aktuale

Ish-mjeku i UÇK-së me një thirrje urgjente për LDK-në: Ja cilët persona duhet t’i largojë nga partia

Nga: N. H Më: 27 dhjetor 2020 Në ora: 08:20
Lidhja Demokratike e Kosovës

Ish-mjeku i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Liri Loshi, përmes një shkrimi në Facebook, ka thënë se LDK-ja duhet t’i përjashtojë nga gjiu i vet Isa Mustafën, Agim Veliun, Haki Rugovën, Skënder Hysenin, Avdullah Hotin dhe Driton Selmanajn.

Sipas tij, këta njerëz janë përgjegjës direkt pse Lidhja Demokratike e Kosovës pozicionohet aq ulët në sondazhet aktuale.

“Të gjejë forcë t’i perjashtojë nga gjiu i vet Isa Mustafën, Agim Veliun, Haki Rugovën, Skender Hysenin, Avdullah Hotin dhe Driton Selmanajn. Këta njerëz janë përgjegjës direkt pse LDK-ja pozicionohet aq ulët në sondazhet aktuale”, shkruan mes tjerave ai në Facebook.

Ja shkrimi i tij:

Image
Liri Loshi

Shpresoj që LDK-ja para se t’ia mësyjë garës zgjedhore, të gjejë forcë t’i perjashtojë nga gjiu i vet Isa Mustafën, Agim Veliun, Haki Rugovën, Skender Hysenin, Avdullah Hotin dhe Driton Selmanajn. Këta njerëz janë përgjegjës direkt pse LDK-ja pozicionohet aq ulët në sondazhet aktuale.

Këta e sakatuan partinë. Më miqësor jam unë ndaj LDK-së sesa të gjithë këta bashkë, sadoqë nuk dukem i tillë fare.

Normalisht se nuk dukem! Si të jem miqësor ndaj atyre që shkatërruan një parti në të cilën dikur kam kontribuar me vullnet dhe pa hile.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat