Zyrtari i LDK-së e krahason Albin Kurtin me Vuçiqin dhe Erdoganin

Aktuale

Zyrtari i LDK-së e krahason Albin Kurtin me Vuçiqin dhe Erdoganin

Nga: D.RR Më: 28 dhjetor 2020 Në ora: 09:21
Albin Kurti

Zyrtari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Anton Berisha ka reaguar pas deklarimeve të zyrtarëve të LVV-së se mund të dalin me më shumë se 60 deputetë në zgjedhjet që priten të mbahen në fillim të vitit të ardhshëm.

Berisha përmes një shkrimi në Facebook thotë se vetëm presidenti serb Aleksandër Vuciq dhe presidenti turk, Tayip Erogan e kontrollojnë 2/3 e parlamentit.

Ai thotë se një tendencë e tillë që edhe në Kosovë të krijohet kjo klimë është tendencë autokratike që të kopjohet modeli serbo-turk.

Postimi i tij:

Kryetari i Serbisë Vucic eshte i vetmi president i nje shteti europian qe ka arritur te kontrolloj 2/3 e parlamentit dhe te ve ne kontroll gjithe shoqerine ne shtet. Edhe, presidenti turk Erdogan, nje shtet aziatik, ka arritur te njejten gje, por sic u pa koheve te fundit me kundershtimin e plote te pjeses europiane te Turqise, qe u deshmua me rezultatet e zgjedhjeve vendore ne Stamboll.

Tendenca, qe edhe ne Kosove ne emer te parullave ideologjike dhe kauzave sociale te krijohet nje klime e tille, qe i gjithe shteti te koncentrohet ne nje individ eshte tendence autokratike, qe ne vend te te qasjes demokratike europiane te pushtetit te balansuar, te kopjohet modeli serbo-turk, qe per ironi jane ish roberuesit tone shekullor, tregon tendencen tone antieuropiane.

Nje gje dihet, se individualizimi dhe ideologjizimi i shtetit ka shkaterruar ne pothuajse nje shekull kombin shqiptar ne te gjitha trojet dhe nuk ka si te pritet qe te jete ndryshe. Ne fund te fundit, vete krahasimi se kush perfaqeson ate model jep pergjigjen e qarte.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat