Haxhiu: Gjithmonë kam dashur të bëhem prokurore, edhe si fëmijë besoja se ata që gabojnë duhet të dënohen

Aktuale

Haxhiu: Gjithmonë kam dashur të bëhem prokurore, edhe si fëmijë besoja se ata që gabojnë duhet të dënohen

Më: 31 dhjetor 2020 Në ora: 21:13
Albulena Haxhiu

Anëtarja e Kryesisë së Vetëvendosjes dhe ish-ministrja e Drejtësisë Albulena Haxhiu është përballë me pyetjet e fëmijëve në RTV Dukagjini.

Nga fëmijët e pranishëm në “debat”, Haxhiu është pyetur për dëshirat dhe profesionin që e ka ëndërruar kush ishte fëmijë.

“Gjithmonë kam dashur të bëhem prokurore. Me profesion jam juriste. Bashkë me motrat, që njëra është më e madhe e tjetra më e vogël, e kemi improvizuar në shtëpi një sallë gjykate në banesën ku kemi jetuar. Unë jam bërë prokurore e dikush tjetër gjykatëse, vetëm që të ma plotësojnë dëshirën. Besoja që atëherë se njerëzit që bëjnë gabime duhet të dënohen”, ka rrëfyer për fëmijët ish-ministrja Albulena Haxhiu.

Anëtarja e Kryesisë së Vetëvendosjes ka bashkëbiseduar me fëmijët edhe për çështje të tjera që lidhen më fëmijët dhe politikën.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat