Bajqinovci vazhdon takimet me mërgimtarët: Epoka e re politike do vije me ndihmën e tyre

Aktuale

Bajqinovci vazhdon takimet me mërgimtarët: Epoka e re politike do vije me ndihmën e tyre

Më: 3 janar 2021 Në ora: 17:20
Mefail Bajqinovci dhe Islam Latifi

Deputeti i VV-së, Mefail Bajqinovci po vazhdon takimet me mërgimtarët, të cilët gjenden në Kosovë për pushime.

Ai sot ka takuar bashkatdhetarin nga Vushtria, Islam Latifin-Toni i cili jeton në Belgjikë.

Bajqinovci ka shkruar në Facebook se epoka e re e mirë politike në Kosovë, do vie së bashku me ndihmën e mërgimtarëve.

Postimi i tij i plotë:

Në qytetin më të vjetër shqiptar, Vushtrri, takova bashkatdhetarë që kanë ardhur në vendin e tyre të lindjes për pushime. Duke ua shprehur respektin dhe ndikimin e tyre të fuqishëm ekonomik në Kosovë, u pajtuam se ndryshimi dhe epoka e re e mirë politike në Kosovë, do vie së bashku me ndihmën e mërgimtarëve.  Në qytetin më të vjetër shqiptar, Vushtrri, takova bashkatdhetarin Islam Latifin-Toni i cili jeton në Belgjikë.

Islami ka ardhur në vendin e tij të lindjes për pushime.

U jemi shumë mirënjohjes mërgatës për ndihmën që janë duke e bërë për Kosovën, gjysma e popullit e cila jeton jashtë vendi janë të vendosur për ndryshime në Kosovë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat