Zemaj: Homazhet për Tahir, Enis e Hasan Zemajn janë momente sa të rënda, aq krenare

Aktuale

Zemaj: Homazhet për Tahir, Enis e Hasan Zemajn janë momente sa të rënda, aq krenare

Më: 4 janar 2021 Në ora: 11:38
Armend Zemaj

Armend Zemaj nga Lidhja Demokratike e Kosovës  tha se çdo fillim vit, saktësisht me 4 janar familjarët e bashkëluftëtarët i gjenë në Strellc, aty ku pushojnë përjetësisht Kolonel Tahir Zemaj, Enisi tha Hasani.

Zemaj tha se homazhet për ta, janë momente sa të rënda edhe krenare, pasi kujtohet jeta dhe vepra e tyre në dobi të kombit dhe atdheut, me nderim veprimtarinë atdhetare, luftën çlirimtare, betejat e fituara kundër armikut, angazhimin për liri e pavarësi deri në momentet e fundit të jetës së tyre.

Postimi i plotë:

Çdo fillimviti, nga 4 janari 2003, në këtë ditë, neve familjarëve, bashkëluftëtarëve dhe veprimtarëve të çështjes kombëtare, me miq e dashamirë nga të gjitha trojet tona, na gjen në Strellc pran vendit këtu, ku pushojnë përjetësisht, Kolonel Tahiri, Enisi dhe Hasani.

Homazhet për ta, janë momente sa të rënda, aq krenare, sepse e kujtojmë jetën dhe veprën e tyre, në dobi të kombit dhe atdheut, kujtojmë me nderim veprimtarinë atdhetare, luften çlirimtare, betejat e fituara kundër armikut, angazhimin për liri e pavarësi, deri në momentet e fundit të jetës së tyre.

Përgjithmonë në zemrat tona. Lavdi e përjetshme, Kolonel Tahir, Hero i Kosovës, Lavdi Enis dhe Hasan Zemaj!.

Image

 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat