Abrashi: Jam i gatshëm të kandidoj për kryetar të Prishtinës

Aktuale

Abrashi: Jam i gatshëm të kandidoj për kryetar të Prishtinës

Më: 4 janar 2021 Në ora: 19:23
Arban Abrashi

Anëtari i Kryesisë së Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Arban Abrashi, është shprehur i gatshëm të kandidojë për të parin e Prishtinës.

Sipas tij, nëse LDK-ja do t’ia kërkonte një gjë të tillë, ai nuk do ta kundërshtonte , ashtu siç u shpreh ai, që nuk ka kundërshtuar asnjë vendim të organeve të partisë.

“Nuk e kisha thënë sakrificë, por organet e partisë janë ato që ta japin pozitën dhe besimin në aspektin e pozitave politike. Deri më tani nuk i kam kundërshtuar, dhe nuk do t’i kundërshtoj vendimet e organeve të partisë, çfarëdo qofshin ato”, ka thënë Abrashi.

Kujtojmë se përveç Abrashit, hapur dëshirën për t’u kandiduar për kryetar të Prishtinës e ka shprehur edhe Ismet Beqiri nga kjo parti. Ndërsa si emër është përmendur edhe Lumir Abdixhiku, por që ky i fundit nuk është deklaruar nëse do të pranonte të kandidohej apo jo.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat