“Albin Kurti e rrahu kresë Agim Veliun”, familja Imeri me akuza të rënda - ja lidhja e Veliut me drejtorin e SHIK-ut

Aktuale

“Albin Kurti e rrahu kresë Agim Veliun”, familja Imeri me akuza të rënda - ja lidhja e Veliut me drejtorin e SHIK-ut

Nga: N.Sh Më: 5 janar 2021 Në ora: 15:24
Agim Veliu

Familja e veprimtarit të vrarë të LDK-së, Haki Imerit, ka reaguar ashpër ndaj Agim Veliut, i cili e fyeu Vjosa Osmanin.

Familja Imeri ka akuzuar Agim Veliun për lidhje biznesore me Latif Gashin.

Sipas familjes Imeri, Gashi ishte një prej shefave të vrasjeve politike të LDK-së dhe drejtor i SHIK-ut.

Ai akuzon Veliun se është aksionar në Grand Store me Latif Gashin.

Postimi i plotë:

Agim Veliu paska paralajmëruar fundin e tij në politikë. Ofendimi i tij ndaj Presidentes Vjosa Osmani do ti kthehet bumerang në zgjedhje.

Ai do të ikën me bisht nën shale siç iku edhe nga vendlindja e tij Podujeva. Albin Kurti e rrahu guxhuma kresë Gimo Mustaqin..?

Për hir të leshit që mban në fytyrë do të ishte humane të na shpjegosh lidhjen tënde në biznes, me njërin nga shefat e vrasjeve të figurave politike të LDK-së drejtorin e SHIK-ut, Latif Gashi.

Si është mundur të jeni aksionar në Grand Store përmes djemve miqve  dhe vëllezërve. Djali yt Naseri është menaxher ndërsa vëllezërit e Latif Gashit kryejnë punët operative apo jo?

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat