Nga shpërthimi në Ferizaj u plagosën edhe persona që ishin jashtë lokalit

Aktuale

Nga shpërthimi në Ferizaj u plagosën edhe persona që ishin jashtë lokalit

Më: 5 janar 2021 Në ora: 17:05
Foto nga vendi i ngjarjes

Të paktën 42 persona kanë mbetur të lënduar si pasojë e shpërthimit të një bombole gazi në qytetin e Ferizajt.

Aktualisht, 13 nga të plagosurit po trajtohen në QKUK në Prishtinë, si rrjedhojë e plagëve më të rënda që kanë marrë.

Siç kanë konfirmuar nga drejtoria e Shëndetësisë në Ferizaj, pjesa tjetër e pacientëve po trajtohen në spitalin e kësaj komune dhe janë në gjendje stabile shëndetësore.

Nga Policia e Kosovës ndërkaq kanë potencuar se fuqia e shpërthimit ka qenë aq e madhe, sa që të lënduar kanë mbetur edhe disa persona që ishin jashtë lokalit ku ndodhi rasti.

Mediat më herët publikuan pamje të të lënduarve nga ky rast tragjik në Ferizaj.

Sipas dëshmive të tyre, mendimet e para ishin se ka ndodhur ndonjë tërmet pasi që kanë dëgjuar shpërthimin e madh.

Siç raportohet, të paktën katër persona janë në rrezik për jetë si pasojë e plagëve të marra. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat